Super përforcim, erdhi Asani nga Renova

Shpërndaje:

Super përforcim, erdhi Asani nga RenovaSkuadra kampione e Ligës së Dytë të Maqedonisë, Shkupi ka vazhduar me përforcime, duke sjellë dhe një futbollist shumë me perspektiv. Pas Miran Maksutit, për skuadrën nga Çairi ka nënshkruar mbrojtësi 21 vjeçar Ersen Asani, i cili vjen nga ekipi i Ligës së Parë, Renova nga Gjepçishti.

“Pas negociatave me disa ekipe të Ligës së Parë , vendosa që të vij në Shkup.  Që në ditët e para kam shijuar atmosferën dhe kjo më ka bërë të kuptoj se ka një mjedis shumë të përshtatshëm me një trajner shumë të mirë dhe me një staf organizativ që i din caqet e rezultateve të larta. Edhe pse ekipi gjendet në Ligën e Dytë, lirisht mundë të them se ua kalon shumë ekipeve që janë në Ligën e Parë të Maqedonisë”, ka thënë Asani.

Futbollisti shtatëlartë është edhe anëtar i rregullt i reprezentacionit U21 dhe gjatë sezonit vjeshtor të Ligës së Parë ishte shtyllë e mbrojtjes te ekipi i Renovës.

“Te ekipi i Shkupit kam disa lojtarë që kemi luajtur më herët në Renovë, siç janë kapiteni Suat Zendeli dhe zëvendës kapiteni Muharrem Bajrami. Mua si futbollist më mbetet të jap maksimumin dhe të angazhohem për këtë klub të madh, që ka dhe një armatë të madhe të tifozerisë së zjarrte, “Shvercerat”, të cilët i përshëndes duke ju premtuar suksese të përbashkëta.  Dëshiroj publikisht që të falënderoj ekipin e Renovës, ku kam filluar futbollin si fëmijë, pasi me ta kam luajtur për të gjitha grupmoshat”, ka thënë në fund përforcimi i ri i Shkupit Asani.

Ditë më parë Shkupi kishte sjellë Miran Maksutin si përforcim në sulm. Asani dhe Maskuti kanë nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin me mundësin për ti vazhduar ato. /fcshkupi.com/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT