Taipi: Mundë ta befasojnë kampionin aktual

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit bas barazimit në ndeshjen e fundit të kampionatit të Ligës së Parë të Maqedonisë ndaj Pelisterit në Manastir 2:2, të martën e kishte ditë të lirë, ndërsa sot i është kthyer punës për ndeshjen e nesërme që luan kundër Vardarit në kuadër të 1/8 të Kupës së Maqedonisë.
Mesfushori i FC Shkupit, Shqiprim Taipi mendon se ekipi i tij nuk do ta ketë lehtë ndaj Vardarit, por me menaxhim të mirë të topit dhe lojë të koncentruar mundë ta befasojnë kampionin aktual.
“Po vazhdojmë të luajmë lojë të mirë edhe pse me tempo të shtuar. Kemi pasur gjatë këtyre javëve ndeshje të njëpasnjëshme dhe që ishin shumë të rëndësishme për ne pasi luanim me konkurrentët kryesorë në tabelë. Por sigurisht se skuadra jonë futet me ambicie për ta vazhduar edhe më tej rrugëtimin në Kupën e Maqedonisë. Ndeshja ndaj Vardarit nuk do të jetë aspak e lehtë, por besoj se me menaxhim të mirë të topit dhe lojë të koncentruar mundë të befasojmë kampionët. Sigurisht se duhet menduar edhe për ndeshjen e të dielës, kur luajmë përsëri me vardarin për pikë dhe kjo na bënë që të jemi shumë të kujdesshëm. Gëzon fakti se kemi përmirësuar edhe realizimin, ndërkohë shpresoj që ekipi të dalë me rezultat pozitiv nga ndeshja e parë”.
Për duelin e parë ndaj Vardarit Shkupi ka vetëm një mungesë, Bunjamin Shabanin I cili ka filluar të punojë me ekipin, por ende nuk është i gatshëm për të luajtur ndeshje.

Artikuj

Të ngjashme