Takimin me Teteksin e luajmë në Çair

Shpërndaje:

Ndeshjen përballë Teteksit në kuadër të raundit të parë të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë së Veriut do ta zhvillojmë në stadiumin tonë në Çair. Edhe pse në hedhjen e shortit për Kupën, ishte paraparë që takimin ta zhvillojmë si mysafirë, mirëpo me marrëveshje ndërmjet drejtuesve të dy klubeve është vendosur që përballja Teteksi-Shkupi të zhvendoset për t’u luajtur në kryeqytet.

Kështu njoftojmë se përballjen me skuadrën e Teteksit e luajmë të mërkurën (21.08.2019) në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 17:00, ndërsa për shkak të punimeve në tribunën e vjetër, ndeshja do të luhet pa praninë e publikut.

Kujtojmë që formati i kompeticionit të Kupës së vendit vazhdon i njejti si edicionet e kaluara dhe në raundin e parë, kualifikuesi vendoset vetëm në një ndeshje.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT