Tandina mundë të luajë ndaj Akademia Pandevit

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi sot ka përfunduar me stërvitjen e parafundit, në prag të ndeshjes së javës së 21-t, që do ta luajë në Strumicë ndaj Akademia Pandevit.

Edhe përkundër faktit se Shkupi që në janar kishte sjellë përforcimin e fundit Maharafa Tandina, ai shkaku i dokumentacionit nuk arriti që në dy ndeshjet e para (Sileksit dhe Pobedës), të luajë për Shkupin. Por sot është kompletuar regjistrimi i tij dhe pritet që në ndeshjen në Strumicë, trajneri Umit Karan të bëjë plane në sulmin e bardhekaltërve edhe me Tandinan.

“Sigurisht se jam shumë i kënaqur që më në fund përfundoi qështja e dokumentacionit. Unë kam punuar sistematikisht me klubin dhe shpresoj që të marr edhe besimin e trajnerit për të debutuar. Do të jap maksimumin për të ndihmuar klubin jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në gjitha duelet gjatë këtij sezoni”, ka thënë Tandina.

Futbollisti 21 vjeçar Tandina karrierën e tij profesionale e ka nisur me grupmoshat U19 dhe U21 të gjigantit turk Beshiktash. Pastaj ka luajtur në Slloveni me ekipin “Simer Sampion”, ndërsa gjysmë sezonin e vitit të kaluar luajti me boshnjakët e “Mladost Kakanj”, prej ku erdhi te FC Shkupi në formë huazimi për gjashtë muaj, me të drejtë blerjeje të kartonit të tij.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT