Të dielën, FC Shkupi sfidon Neftçin në Turqi

Shpërndaje:

Pas dy ditëve qëndrimi dhe stërvitjeve në qëndrën stërvitore në Bolu të Turqisë, futbollistët e FC Shkupit do të zhvillojnë sfidën e parë miqësore. Përball djelmoshave të trajnerit Zekirja Ramadanit do të jetë skuadra e Neftçit nga Azarbejxhani, të cilët poashtu janë duke u përgatitur në Turqi. Trajneri Zekirja Ramadani, ka pasur mundësi që në dy ditë të stërvitjeve në Bolu të Turqisë të sheh formën aktuale të futbollistëve standard, por edhe atyre që erdhën në merkaton verore, posaqërisht pas fazës së parë të stërvitjeve në Shkup. Dhe ashtu si edhe në sfidat e tjera miqësore, trajneri Zekirja Ramadani ka vendosur që tu jep rast për tu dëshmuar të gjithë futbollistëve dhe të shijojnë një përballje miqësore me një skuadër të mirënjohur nga Azabejxhani. Testi i parë i FC Shkupit do të zhvillohet në Bolu, me fillim në orën 17.00 sipas kohës lokale në Turqi, ose në orën 16.00, sipas kohes aktuale evropiane.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT