Derisa kampionati është në pushim për shkak të angazhimeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në garat e Ligës së Kombeve, ekipi ynë vazhdon të përgatitet për ndeshjet e radhës që fillojnë me 13 shtator, kur kampionati vazhdon me ndeshjen Vardari – Shkupi.
Ekipi tani më ka caktuar një miqësore, ndërsa ajo do të luhet me 6 shtator në Çair me fillim në orën 16:30, ndërsa për kundërshtar do të kemi ekipin nga kategoria e Dytë – Lindje, Osogova.
Në ndërkohë është arritur marrëveshje me skuadrën e KF Renovës, që deri në fund të kampionatit të huazohet tek ky ekip, Suhel Muharem.