Të dielën kontrolluesja e parë në Antali

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit tani më ka kaluar tri ditë në bregdetin turk, ku në Antali po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin pranveror futbollistik të kampionatit vendor.

Trajneri Umit Karan përveç se  do të punojë me futbollistët për të arritur formën e duhur, ai do të ketë mundësi që gjatë kësaj faze të testojë edhe një numër të konsiderueshëm të futbollistët, të cilët do të jenë në kampin bardhekaltër në testime.

Sigurisht për të parë nga afër formën e të gjithë futbollistëve, ekipi dhe trajnerët kanë nevojë edhe për ndeshje kontrolluese, e që deri më tani janë konfirmuar katër sosh, ndërsa është lënë e hapur mundësia që sipas nevojës të zhvillohet edhe një.

Pikërisht nesër, (20.01.2019), skuadra e Shkupit do të ketë dhe testin e parë, ndërsa sfidues do të jetë kampioni vjeshtor i Iranit, ekipi Sepahan. Ndeshja në fjalë do të luhet me fillim në orën 16:00 sipas kohës lokale në Turqi, ndërsa 14:00 në vendin tonë.

Sigurisht që kjo ndeshje do të jetë një rast i mirë për të gjithë futbollistët, pasi do të jetë testi i parë pas pushimit dimëror kur përballë do të kenë një kundërshtar.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT