Skuadra jonë gjatë javës që lamë pas ka vazhduar me fazën përgatitore, duke mos humbur kohë që të përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat, ku për kundërshtarë në stadiumin tonë do të jetë mysafire ekipi i Bregallnicës nga Shtipi.
Kjo pauzë dy javore vjen për faktin se kampionati nuk ishte aktiv shkaku i ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, që po zhvillon përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut.
Trajneri i ekipit tonë Mlladen Zhizhoviç do të ketë mundësinë që në ndeshjen kontrolluese kundër Bashkimit, të shohë nga afër formën e futbollistëve.
Ndeshja në fjalë do të luhet të dielën në Kumanovë me fillim në orën 14:00.