Të dielën ndeshje kontrolluese kundër “Skopjes”

Shpërndaje:

Skuadra jonë ka vazhduar me stërvitjet e zakonshme edhe gjatë kësaj jave, pasi kampionati vazhdon të jetë në ndërprerje shkaku i angazhimit të përfaqësueses së vendit në ndeshjet kualifikuese në kuadër të Botërorit “Katari 2022”.

Në mungesë të ndeshjeve kampionale, ekipi ka aranzhuar një ndeshje kontrolluese, ku për kundërshtar do të kemi ekipin e kategorisë së dytë, “Skopjen” nga Shkupi.

Kjo ndeshje do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin Hasan Ozer që të testojë formën e skuadrës, njëkohësisht për tu dhënë shansin edhe futbollistëve të cilët nuk kishin shumë hapësirë në ndeshjet kampionate.

Dueli Shkupi – “Skopje” do të luhet të dielën me fillim në orën 15:00, në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari, ndërsa shkaku i situatës me pandeminë COVID19, edhe në këtë ndeshje nuk lejohet prezenca e shikuesve.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT