Të dielën në Çair miqësore ndaj Vëllazërimit

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi po shfrytëzon mini pauzën e kampionatit për tu përgatitur për ndeshjen e javës së 5-të të kampionatit vendor, kur do të jetë mysafire e skuadrës së Vardarit.

Pikërisht nga dita e djeshme, lojtarët dhe stafi i trajnerëve i janë kthyer punës, që në mënyrë sa më të mirë të jenë të gatshëm për derbin e javës së pestë.

Të dielën kryesia e klubit ka organizuar ndeshje miqësore, ku për kundërshtarë do të ketë ekipin e Vëllazërimit nga Kërçova, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë.

Në këtë ndeshje trajneri Hajati Sojdash do të ketë mundësi që në ekip të inkuadrojë edhe futbollistë e rinj që sapo janë afruar në skuadër, Viktor Angelov, Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi si dhe Erdon Dacin, i cili ende është në pritje nëse UEFA do ti lejojë që të luajë për skuadrën bardh e kaltër.

Ndeshja Shkupi – Vëllazërimi luhet të dielën në stadiumin e Çairit në Shkup, me fillim në orën 17:00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT