Skuadra e FC Shkupi ka shfrytëzuar në maksimum pauzën shkaku i angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë në ndeshjet kualifikuese për KB Rusi 2018, duke u stërvitur në vazhdimësi. Pas disa ditëve pushim shkaku i festës së Bajramit, ekipi të dielën do të zhvillojë ndeshje kontrolluese, ku për kundërshtarë do të ketë ekipin shqiptar nga Kërçova, skuadrën e Vëllazërimit që edhe këtë sezon garon në Ligën e Dytë.
Në këtë ndeshje që është paraparë të zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në orën 16:30, pritet të bëhet edhe prezantimi i futbollistit të ri Ivan Fatiç.