Para se të fillojë ndeshja futbollistike, kryesia e klubit ka përgatitur dhe një program, ku mes tjerash do të bëhet prezantimi i futbollistëve që do të jenë bartës të lojës gjatë sezonit pranverorë
Të dashur futbolldashës të FC Shkupi, ju njoftojmë që e diela do të jetë një ditë feste për të gjithë ata që e duan sportin e futbollit, e në veçanti skuadrën tonë të zemrës, FC Shkupin.
Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin pranverorë skuadra ynë do të luajë dhe një ndeshje tjetër kontrolluese, e cila do të jetë më shumë miqësore dhe revyale, duke marrë parasysh se mysafirë ynë është skuadra nga Superliga e Kosovës, KF Ferizaji.
Të dielën në shkallët e stadiumit përveç se do kemi mysafirë të shumtë nga Kosova, gjithashtu priten mysafirë edhe nga Shqipëria dhe trojet tjera shqiptare.
Para se të fillojë ndeshja futbollistike, kryesia e klubit ka përgatitur dhe një program, ku mes tjerash do të bëhet prezantimi i futbollistëve që do të jenë bartës të lojës gjatë sezonit pranverorë. Në mesin tonë do të jenë të gjitha klubet dhe sportistët që gravitojnë në Komunën e Çairit, ndërsa fjalim nderi dhe përurimi i renovimit të stadiumit dhe shpalosjen e logos së madhe mbi kulmin e stadiumit, do ta bëjë kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti.
Manifestimi fillon në orën 12:00, ndërsa ndeshja FC Shkupi – KF Ferizaji fillon në orën 14:00. / www.fcshkupi.com