Të dielën testi i fundit në Antali, sfidon Okzhetpes e Kazakistanit

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit nesër do të luajë ndeshjen e fundit kontrolluese në kuadër të përgatitjeve në Antali të Turqisë, e për kundërshtarë do të ketë skuadrën nga Premier Liga e Kazakistanit, FC Okzhetpes.

Futbollistët edhe sot kishin dy seanca stërvitore dhe tani më kanë arritur në fazën përfundimtare të përgatitjeve, duke akumuluar forcë dhe formë para kthimit në Maqedoni, kur do tju mbeten edhe pak ditë për të punuar para nisjes së kampionatit pranveror.

Deri më tani skuadra jonë ka zhvilluar katër ndeshje kontrolluese, duke luajtur me Qarabagun, FC Steel dhe Chornomorets Odesa baraz, ndërsa pësoi edhe një disfatë nga ekipi i Çelikut.

Edhe në këtë ndeshje trajneri Ardian Nuhiu do tu jep mundësi të gjithë futbollistët të luajnë, duke qenë dhe kjo rasti i fundit në Antali për të treguar formën e kërkuar. Ndeshja FC Shkupi – FC Okzhetpes luhet në qendrën e futbollit IC Hotel me fillim në orën 15:30, sipas kohës lokale në Turqi 17:30.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT