Të hënën konferеncë për shtyp para ndeshjes me Glasgow Rangers

Shpërndaje:

FC Shkupi të martën 17.07.2018 do të zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Glasgow Rangers, në kuadër të xhiros së parë eliminatore të League Evropa. Një ditë para ndeshjes (e hënë) para mediave do të flasin trajneri Zekirija Ramadani dhe kapiteni Suat Zendeli.

FC Shkupi të hënën (16.07.2018) organizon konferencë për shtyp para ndeshjes FC SHKUPI VS GLASGOW RANGERS, në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve në League Evropa, që do të zhvillohet më 17.07.2018 në Shkup. Takimi me gazetarë do të mbahet në hapsirat e stadiumit ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 12:00, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Zekirija Ramadani dhe kapiteni Suat Zendeli.

FC SHKUPI fton gazetarë, fotograf dhe kameramanët, të përcjellin këtë ngjarje.

Pas përfundimit të konferencës për shtyp, do të ndahen akreditimet për takimin FC SHKUPI VS GLASGOW RANGERS.

Njëkohësisht ju njoftojmë se skuadra nga Skocia arrin të hënën (16.07 2018) në orën 15.00, ndërsa stërvitjen para ndeshjes do të zhvillojë të hënën (16.07.2018) në orën 18.00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Pak para fillimit të stërvitjes, në orën 17.30, mysafirët kanë paraparë të zhvillojë takim me media ose pres konferencën.

Ndeshja FC SHKUPI VS GLASGOW RANGERS , do të zhvillohet të martën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 17.55.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT