Të mërkurën kontrolluese me Gjilanin, me Feroniklin me 5 gusht

Shpërndaje:

Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se dy javë deri në fillimin e kampionatit të ri futbollistik të Maqedonisë, skuadra e Shkupit edhe pse është një nga ekipet e para që këtë sezon ka filluar me përgatitje shkaku i paraqitjeve në arenën ndërkombëtare, ka aranzhuar edhe një ndeshje kontrolluese.

Skuadra që do të sfidojë Shkupin, është Gjilani nga Kosova, ndërsa ndeshja do të luhet të mërkurën (01.08.2018), me fillim në orën 16:30 minuta në stadiumin e Çairit.

Gjithashtu me 5 gusht me fillim në ora 17:00, është planifikuar të luhet ndeshja që ishte caktuar më parë me 29 korrik ndaj Feronikelit.

Të dy ndeshjet do të jenë një mundësi më tepër që trajneri Zekirija Ramadani të shef nga afër aftësitë edhe të futbollistëve të rinj nga Nigeria, Senegali dhe Ishujt Fare, që ditë më parë erdhën në testime.

Të përkujtojmë se Shkupi javën që lamë pas luajti ndaj skuadrës së Ballkanit, duke e fituar miqësoren me rezultat 3:2.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT