E mërkura në program sjellë ndeshjet e javës së 23-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në stadiumin e Çairit, që edhe nesër shkaku i masave kundër koronavirusit do të jetë i boshatisur, sjellë duelin FC Shkupi – KF Sileksi.
Për këtë ndeshje skuadra bardheblu është përgatitur maksimalisht edhe pse mysafirët vijnë në një seri prej 12 ndeshjeve pa disfatë në kampionat dhe Kupë.
Në këtë ndeshje skuadra e Shkupit do të ketë dy mungesa, shkaku i kartonëve mungon Darko Ilievski dhe Lamine Diack, por sigurisht se secili nga futbollistët tjerë që do të jetë në fushë, premton se do të jep maksimumin që edhe në këtë duel të ekipi të merr rezultat pozitiv.
Ndeshja FC Shkupi – KF Sileksi luhet të mërkurën me fillim në orën 14:00, ndërsa arbitër kryesor i takimit do të jetë Dimitar Meçkarovski.