Të mërkurën në mejdan me Bregallnicën

Shpërndaje:

E mërkura sjellë ndeshjet e javës së 29-të, në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ekipi ynë rikthehet në stadiumin e Çairit, ku përballë do të ketë për kundërshtarë skuadrën e Bregallnicës nga Shtipi.
Padyshim se dy pikë të humbura javën e kaluar ishin të rëndësie të madhe, por pas analizës së arbitrimit, është bërë e ditur se ekipi ynë në ndeshjen ndaj Tikveshit është dëmtuar direkt nga arbitri për një penallti të mohuar.
Por ekipi edhe përkundër këtij fakti, ka vazhduar me punë gjatë këtyre ditëve, që në ndeshjen e radhës të rikthehet te fitorja, ku do të kërkohen tri pikë.
Për duelin e nesërm është prononcuar mesfushori Ali Adem, i cili mes tjerash ka thënë se do të jetë ndeshje e vështirë, por tri pikë duhet fituar patjetër.

“Do të jetë ndeshje tepër e vështirë për ne, por besoj se në Çair fitorja do të jetë e yna dhe të harrojmë ndeshjen e fundit me Tikveshin. Jemi maksimalisht të fokusuar dhe të motivuar për fitore, seose nuk kemi të drejtë të humbim pikë, përndryshe çdo rezultat tjetër për ne do të jetë dëshpërues.

Edhe për këtë ndeshje, trajneri Xhihat Arsllan, nuk ka kokëdhëmbje, pasi të gjithë futbollistët do ti ketë në dispozicion.

Fakte rreth duelit Shkupi – Bregallnica

Ekipi kundërshtarë, Bregallnica në pesë ndeshjet e fundit ka, dy humbje, dy barazime dhe një fitore të shënuar me 9 prill të këtij viti si nikoqire ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.
Sa i përket dueleve diekte me Bregallnicën, ekipi ynë në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar dy fitore, ka dy disfata dhe një ndeshje ka përfunduar në barazim.
Në ndeshjen Shkupi – Bregallnica që luhet me fillim në ora 16:00, drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Shkupi, Igor Stojçevski.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT