Të mërkurën presim Rabotniçkin në Çair

Shpërndaje:

Nesër (e mërkurë, 23 tetor 2019) në Çair do të presim FK Rabotniçkin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Bardheblutë kanë punuar ditëve të fundit për takimin e mesjavës, duke u përgatitur maksimalisht që të marrim pikët e dëshiruara.

“Kemi lënë pas krahëve humbjen e hidhur që e pësuam në minutat shtesë nga Boreci dhe ditëve të fundit jemi fokusuar per ndeshjen e radhës që na pret nesër ndaj Rabotniçkit. Edhe pse kohë e shkurt mendoj që jemi përgatitur mirë për këtë sfidë dhe shpresojë të marrim rezultatin e dëshiruar. Shkupi kur luan në shtëpi dhe pranë “Shvercerave” gjithmon luan më ndryshe dhe me motiv shtesë, ndërsa një paraqitje të tillë shpresojmë ta bëjmë edhe nesër përballë Rabotniçkit”, u shpreh për kanalin zyrtar, Besart Krivanjeva.

Për takimin nesërm (22.10.2019) ekipi është i kompletuar pa asnjë mungesë dhe trajneri Qatip Osmani do të ketë mundësi të zgjedhë formacionin më ideal të momentit. Përballja FC Shkupi vs FK Rabotniçki zhvillohet të mërkurën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 14:30.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT