TË MOS ECIM VETËM NË KËTË RRUGËTIM

Shpërndaje:

Projekti “SHKUPI“, të cilin e nisëm tre vjet e gjysmë më parë dhe që sot e ndërtuam gradualisht, po i afrohet një prej synimeve tona më të mëdha, që është të bëhemi kampionë pas shumë viteve.
Për momentin jemi klubi që është më afër titullit kampion nga i cili na ndajnë 10 javë të vështira, por ende asgjë nuk ka përfunduar dhe kemi mjaft punë për të bërë.
Dëshira ime e vetme është të marr mbështetje të pa rezervë nga komuniteti ynë në mënyrë që këto 10 javë t’i përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët.
Ky synim është vetëm fillimi i dëshirave dhe përpjekjeve tona për arritje edhe më të mëdha në të ardhmen. Ne së bashku me kolegët dëshirojmë të jemi pjesë e atyre që do të lënë vlera të qëndrueshme në futbollin e Maqedonisë së Veriut, për të arritur qëllime të mëdha në Evropë, si dhe për ta ngritur sërish klubin FC SHKUPI. Mendoj se veprimet tona janë dëshmi e vendosmërisë sonë. Kemi tre vjet e gjysmë që punojmë 24 orë pa ndalur, jemi përballur me shumë vështirësi dhe pengesa, por bashkë me miqtë tanë, ishim të vendosur për t’ia arritur qëllimit. Dua të shpreh mirënjohjen time për z. Suat Alija, i cili ishte i vetmi që na mbështeti gjatë gjithë procesit, por dua të përmend edhe ata që përveç mohimit të mbështetjes së tyre, më pas krijuan pengesa.
Meqë ra fjala, ata paguheshin me rrogë dhe kujdeseshin për familjet e tyre falë klubit, ndërsa vunë interesat e tyre personale para interesave të klubit. Ne i lamë pas nesh te gjitha këto ndodhi sepse duhej të shikonim përpara dhe nuk duhet të humbim kohë me ta, megjithëse sjellja e tyre na preku thellë.
Gjithsesi, u bëj thirrje të gjithëve që të lëmë pas të kaluarën dhe të bashkohemi. Ndoshta ka pasur gabime nga ana jonë, të qëllimshme apo të paqëllimta, por dua të theksoj se nuk jemi  të inatosur me askënd dhe qëllimi ynë më i madh është që FC  SHKUPI të arrijë suksese të mëdha si në futbollin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ana më e mirë e futbollit është cilësia e tij bashkuese, pa dallim feje, kombi apo race.
Dua t’u bëj thirrje në radhë të parë banorëve të Çairit, por edhe liderëve më të lartë të komunitetit , të mos na lënë të vetëm dhe të mbështesin realizimin e projekteve tona.
Synimi ynë më i madh është promovimi i futbollit kombëtar në Evropë.
Ne po zhvillojmë projekte për orientimin e të rinjve drejt sportit dhe këtë nuk mund ta arrijmë pa mbështetjen dhe ndihmën tuaj.

Me respekt,

Olgun Aydın
Pronar dhe President i FC Shkupi

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT