Pas arritjes së marrëveshjes me futbollistët, Bllagoja Ljamçevski, Rron Broja, Stefan Vujçiç, Bazhe Ilijoski me datë 12.01.2018 me fillim në orën 13:30 minuta do të behet prezantimi i prurjeve të reja, të cilët në afatin kalimtar të janarit u bashkuan me FC Shkupi. Konferenca për media do të zhvillohet në sallën e takimeve në “Marriott Hotel”, ndërsa menjëherë pas përfundimit të prezantimit kemi organizuar dhe një koktej rasti për gazetarët.
Kryesia e FC Shkupi është duke zhvilluar takime edhe me futbollistë të tjerë, të cilët do të jenë përforcime potenciale për skuadrën tonë, që në sezonin pranveror të kemi ekip konkurrues në kampionat.