Të rinjtë e Shkupit u mundën nga Vëllazërimi

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka zvilluar dhe kontrolluesen e radhës në kuadër të fazës përgatitore, ndërsa ndeshja është luajtur në Kërçovë me ekipin e KF Vëllazërimi.

Trajneri Visar Ganiu pasi me vete në qendrën përgatitore në Mavrovë ka marrë një numër të konsiderueshëm të futbollistëve të rinj, nga shkolla e futbollit të klubit, pikërisht lëtë ndeshje e kishte shfrytëzuar për tu dhënë mundësi që të tregojnë aftësitë e tyre.

Edhe pse Ganiu ndeshjen e filloi me futbollistë të rinj, ku në mesin e tyre më me përvojë ishin vetëm portieri Marijan Maxharoski dhe sulmuesi Husein Demiri, ndeshja ishte shumë e balancuar dhe vetëm në një moment nga një pakujdesi e mbrojtjes, Vëllazërimi arriti që të shënojë një gol, e që doli të jetë edhe goli i fitores. Por kjo aspak nuk e ka zemëruar trajnerin Ganiu, i cili edhe një herë ka potencuar se për te nuk është prioritet rezultati në këto përballje, pasi kërkohet që të nxjerrim lojtarë të rinj që do ta ndihmojnë klubin në të ardhmen.

“Ishte rast i mirë që tu japim mundësi futbollistëve të rinj që i kemi marrë me vete, që edhe ata të dalin në një kontrolluese si njëmbëdhjetësha e parë. Mendoj se kemi potencial të mirë te ta dhe besoj që në fund mundë të shpresojmë të dalin disa të rinj që do të jenë ndihmë e madhe për klubin. Ne do të vazhdojmë që të punojmë në këto kushte të mrekullueshme që i ofron kjo qendër në Mavrovë dhe shpresoj që tani më kur jemi shumë afër fillimit të sezonit, të jemi sa më të përgatitur për një sezon të ri që padyshim do të jetë mjaft i fortë”, ka thënë Ganiu.

Skuadra e Shkupit do të vazhdojë qëndrimin në Mavrovë deri të martën, kur edhe pritet kthimi në Shkup, ndërsa më pas futbollistët do të duhet të adaptohen përsëri në klimën e qytetit të Shkupit, për të vazhduar me punë deri në fillim të sezonit të ri. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT