Të shtunën bileta 100 denarë, dhuratë një shall të Shkupit

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e FC Shkupi që nga muaji nëntor ishte në pamundësi që të luajë në Stadiumin e Çairit në Shkup, pasi që terreni ishte i suspenduar nga ana e FFM-s, shkaku i mos plotësimit të kushteve. Por pas një pune intensive, sot komisioni i për gara pranë FFM-s, ka dhënë dritë jeshile se stadiumi i përmbush kushtet dhe pikërisht ndeshjen e javës së 26-të, kundër Pelisterit, Shkupi do të luajë në terrenin e vet dhe publiku do të ketë mundësi që të kthehet në folenë e tyre.

Kryesia e klubit ka vendosur që pikërisht në këtë ndeshje të ofrojë të gjithë shikuesve që do të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, me blerjen e çdo bilete që do të kushtojë 100 denarë, të marrin nga një shall të skuadrës.

Biletat do të shiten ditën kur do të luhet dhe ndeshja FC Shkupi – KF Pelisteri (07.04.2018), me fillim në orën 16:00, ndeshje kjo që është e një rëndësie të madhe që skuadra të rikthehet te fitorja dhe pikët që mundësojnë garën për pozitë të lartë në tabelë.

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!