Të shtunën kontrolluese me Genç Kalemler

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e FC Shkupit pas dy ditëve pushim të merituar, sot u është kthyer stërvitjeve në udhëheqjen e stafit të trajnerëve. Të gjithë futbollistët në një atmosferë pozitive kanë zhvilluar stërvitje në këtë fazë kur kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë do të ketë pauzë dy javore, shkaku i angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për të shfrytëzuar këtë boshllëk, stafi i trajnerëve dhe ekipi menaxherial kanë caktuar dhe një ndeshje kontrolluese, ndërsa për kundërshtarë kanë zgjedhur skuadrën e Ligës së Dytë, FC Genç Kalemler. Pikërisht kjo do të jetë një ndeshje, ku trajneri Karan do tu jep mundësi më të madhe futbollistëve të rinj, të cilët nga dita në ditë po rrisin formën e tyre dhe tani më janë bërë pjesë e ekipit të seniorëve.

Ndeshja në fjalë, do të luhet të shtunën (17.11.2018) në stadiumin e Çairit, me fillim në orën 13:00.

More to explorer

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!