Ekipi tani më i është kthyer punës së stërvitjeve, pasi kishte disa ditë pushim. Duke marrë parasysh se pauza dy javore që ka kampionati shkaku i angazhimeve të përfaqësueses së vendit tonë për miqësoret e marsit, ka bërë që skuadra të gjejë një kundërshtarë për të zhvilluar një miqësore.
Mu për këtë, të shtunën do të jemi mysafir të ekipit të kategorisë së dytë, KF Arsimi nga Çegrani, me të cilët do të luajmë ndeshje kontrolluese, e ku trajneri Mlladen Zhizhoviç, do të ruajë formën e futbollistëve, por njëkohësisht do tu jep mundësi edhe atyre që kishin më pak minuta gjatë kësaj pjese të kampionatit.
Ndeshja në fjalë luhet të shtunën në Reçicë me fillim në ora 14:00, ndërsa shkaku i angazhimeve me përfaqësuesen U21, do të mungojë Hamza Ramani. Kjo fazë e përgatitjeve dhe ndeshja miqësore, do të ëshërbejë për ekipin që ta presin sa më të përgaitur ndeshjen e radhës, ku në kuadër të javës së 25-t, në stadiumin e Çairit, do të kemi përballë skuadrën e Vardarit nga Shkupi.