Ekipi ka kryer me sukses seancën stërvitore para ndeshjes së fundit kontrolluese që do ta luajmë nesër (03.07.2019) ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri garues.
Seanca e fundit stërvitore e zhvilluar nën urdhërat e trajnerit Umit Karan, u mbyll në atmosferë të mirë dhe pozitive. Në të njejtën ushtruan edhe dy përforcimet e reja Ardit Iljazi dhe Xhemail Esati.
Stërvitjeve iu është rikthyer edhe Besar Iseni, i cili ushtron veçmas ekipit, duke vrapuar lehtë. Ndërkohë mbrojtësi Besir Ramadani dhe portieri Enes Azizi vazhdojnë fazën e rikuperimit.
Takimin me Makedonija Gjorçe Petrovin e zhvillojmë nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 17:30.