Toni Tipuriç: “Jemi gati për sprintin e fundit vjeshtor”

Shpërndaje:

Pauza dyjavore për shkak të pjesëmarrjes së Maqedonisë në Ligën e Kombeve, ka qenë e mirëseardhur për FC Shkupin, që të përgatitet intenzivisht para zhvillimit të 4 javave të fundit të sezonit vjeshtor, që janë planifikuar të zhvillohen brenda 10 ditëve. Stacioni i parë, ku do të luajë FC Shkupi është lagjja e Gjorçe Petrovit dhe skuadra “Makedonia”. Mbrojtësi Toni Tipuriq në prag të kësaj përballje beson se tani është koha për ndryshim të rezultateve negative në transfertë, andaj pret që atmosfera pozitive, posaqërisht pas fitores ndaj Vardarit, të transferohet edhe në takimin e ardhshëm.

Pritjet janë të mëdha para sfidës me Makedonija Gjorçe Petrovin. Si ekip do të shkojmë në lagjen e Gjorçe Petrovit me një atmosferë pozitive nga ndeshja e fundit, në të cilën mundëm Vardarin me 1-0. Edhe pse ende nuk kemi shënuar fitore në transfertë, ne do të mundohemi që të këtë të bëjmë në ndeshjen e radhës dhe të kthehemi me 3 pikë. Fitorja ndaj Vardarit kishte një domethënie të madhe për ekipin tonë, andaj edhe atmosfera është edhe më e mirë pas fitores ndaj skuadrës kuqezi. Kjo mund të shihet edhe në stërvitjet e përditshme. Por tani duhet që këtë pozivitet dhe pjesën luftarake të përcjellim edhe në sfidën e ardhshme , kundër Makedonija Gjorçe Petrovit. Na pret një periudhë me orar të stërngarkuar të ndeshjeve, pasi që 4 ndeshje të zhvillohen brenda 10 ditëve është shumë. Mirëpo ky orar i stërngarkuar është si për ne, ashtu edhe për ekipet e tjera. Mendojë se jemi përgatitur mjaft mirë për sprintin e fundit të sezonit vjeshtor, “ tha mes tjerash Tipuriq.

Për këtë përballje, trajneri Umit Karan nuk do të ketë në dispozicion Basilion dhe Iljoskin, të cilët për shkak të lëndimeve kanë mbyllur sezonin vjeshtor, ndërsa në dyshim është edhe Rron Broja, i cili përpos që është paraqitur në stërvitje, është ankuar në dhimbje të këmbës së majtë. Ndeshja e javës së 15 -të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë në mes Makedonija Gj.P. dhe FC Shkupit, në stadiumin në Gjorçe Petrov, do të zhvillohet më 22 nëntor (e enjte), me fillim në orën 13.00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT