FC Shkupi vazhdon me përgatitjet në Dojran , ku futbollistët dhe stafi teknik në krye me trajnerin Umit Karan janë në ditën e dytë të përgatitjeve bazike. Në anën tjetër, kryesia e klubit vazhdon me ristruktuimin e brendshëm. Në këtë drejtim, ajo ka vendosur që të ndërprejë kontratat me disa futbollistëve. Në mesin e tyre është edhe Toni Tipuriç, i cili largohet nga Çairi , me marrëveshje të dyanëshme. Drejtuesit e klubit i dëshirojnë Toni Tipuriçit suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesioniste.
Toni Tipuriç nuk është më pjesë e FC Shkupit
Shpërndaje:
Artikuj