Toshevski: Të kthehemi në rrugën e fitoreve

Shpërndaje:

Java e 27-t e Ligës së Parë të vendit tonë për ekipin tonë do të nis të shtunën, kjo për shkak se të mërkurën e ardhshme luajmë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë.

Ekipi ynë këtë të shtune është nikoqir i Makedonija Gjorçe Petrov. Futbollistët gjatë javës kanë zhvilluar përgatitje intensive, që duelin e radhës të jenë në formën më të mirë të mundshme.

Për ndeshjen në fjalë ka folur mbrojtësi Kristijan Toshevski, i cili mes tjerash ka thënë se është koha që ti kthehen fitores.

“Na pret një ndeshje e vështirë. Sigurisht që kemi respekt për ekipin e Makedonija Gjorçe Petrov, por në besojmë në kualitetet tona. Ndoshta jemi në një krizë të vogël, pasi që nuk kemi fitore në dy ndeshjet e fundit, por mendoj se në moment të mirë na vjen në Çair ekipi i Makedonija Gj.P, që të kthehemi në rrugën e fitoreve dhe të vazhdojmë garën për titullin”, është shprehur Toshevski.

Në pesë përballjet e fundit të garave në kampionat me Makedonija Gj.P, kemi tri fitore dhe dy barazime.

Dueli i të shtunës në mes Shkupit dhe Makedonija Gj.P luhet në stadiumin e Çairit me fillim nga ora 15:00, ndërsa arbitër kryesor i kësaj përballjeje është Benjamin Kerimi nga Shkupi.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT