Skuadra e FC Shkupit, tash e gjashtë ditë gjendet në Antalia të Turqisë, aty ku po zhvillon përgatitjet dimërore. Gjatë ditës së sotme, shfrytëzuam rastin të zhvillojmë një intervistë me trajnerin tonë Alparslan Erdem, i cili mes tjerash, u shpreh mjaft i kënaqur nga rrjedha e deritanishme e përgatitjeve. Në vazhdim, intervista e plotë.
Pas gjashtë ditëve të para të përgatitjevr në Antalia, si i vlerësoni këto ditë për ekipin tuaj?
”Pesë ditët e para ishin një periudh ku kemi punuar fizikisht. Ashtu edhe i kishim filluar stërvitjet fizike në Shkup. Pesë ditëte para këtu janë mjaft produktive. Në duelin miqësor planin e kishim bë në bazë të asaj. Minutat e lojtarëve i ndam në bazë tëasaj dhe mendoj se nga aspekti fizik ka kaluar shumë mirë. Lojtarët po përgjigjen mjaft mirë në këtë, jam shumë i kënaqur.Nuk kemi të dëmtuar, kjo është më e rëndësishmja deri më sot dhe kjo është një dëshmi që kemi punuar mirë.”
Ndeshja kundër Polonia Warszava përfundoi me humbje. Si e vlerësoni performancën e ekipit tuaj në këtë takim dhe cilat ishin aspektet që kërkojnë përmirësim?
”Po, ekip nga liga e dytë e Polonisë. Si nivel dhe si fillim tëpërgatitjeve, kanë nisur më herët se ne, liga u ka nisur më herët, ishin ekip më i përgatitur se ne. Në përgjithsi nga ndeshja, nga60 minutat e para, nga pjesa më e madhe e ndeshjes, jam ikënaqur. Nga dëshira dhe vullneti, topat e dytë, mbrotja nëndërprerje të lojës, duke iu përmbatjur planit të lojës, në 60 minutat e para, jam shumë i kënaqur. Gjithsesi, në pjesën e tretëtë fushës, kemi pak mungesë, nga stërvitjet e mundimshme dhenga fakti se po dalim prej një faze të mundimshme, në pjesën e tretë variablat edhe pse nuk ishin siç deshta, në përgjithsi ishtemirë. Më pas, duhej të kombinojmë minutat e lojtarëve, deshtëmtu japim mundësi lojtarëve me më pak përvojë, më të rinj, edheata këtë e merituan. Me inkuadrimin e tyre, u larguam pak ngadisciplina dhe nga koncepti taktik, pasi luanin për herë të pare.Në fund të ndeshjes pas largimit të vogël nga disciplina, u mposhtëm 2-0, por në përgjithsi jam i kënaqur, bile jam shumë ikënaqur.”
Si e shihni përmirësimin e ekipit në aspektin taktik dhe teknik gjatë këtyre ditëve të përgatitjes në Antalia? Cilat janë fokuset kryesore për periudhën që vjen?
”Patjetër, në aspekt teknik dhe taktik, po tentojmë të shikojmë nëmënyrë pak më pragmatike. Kemi një plan loje. Kultura jonë e lojës filloi të marrë formë. Përveç kësaj, duhet të mendojmësulmin direkt, sulmin më të shpejtë, këtë e kemi shtuar pak nëlojën me pasime. Në aspekt teknik, duke gjetur kështu fushë dhebari, tentojmë të përmirsojmë aftësitë teknike të lojtarëve, para se gjithash kualitetin e pasimeve dhe goditjeve të lojtarëvesulmues dhe anësorë. Këto i punojmë çdo ditë dhe tentojmë tipërmirsojmë çdo ditë.”
Sa jeni të kënaqur nga futbollistët e rinj nga akademia të cilët i keni kyqur së fundmi në ekipin A?
”Lojtarët e akademisë për një skuadër janë shumë të rëndësishëm. Si themel i gjithë kësaj, organizimi është shumë i rëndësishëm. Për mua janë shumë të rëndësishëm. Veçanërisht lojtarë sikurAnesi, si Aritoni, si Andi Ismaili. Ka edhe lojtarë të tjerë që ikemi sjell. Atyre gjithsesi u japim shumë rëndësi. Sidomos, ditëpër ditë bëjmë plane të veçanta. U japim shumë rëndësi, ata janëardhmëria e këtij klubi dhe shpresoj ngadal ngadal duke imësuar në nivelin e seniroëve, në të ardhmen, gjithsesi do tëkenë shumë hapësira.”
Po sa jeni te kënaqur në përgjithsi nga puna dhe angazhimi i gjithë lojtarëve deri më tani në këtë kamp përgatitor?
”Në përgjithsi, kampet kalojnë mirë. Çdokush vjen me koncetrimmaksimal këtu. Pasi është ambient i kampit, në përgjitshi, gjithsesi jam i lumtur nga performanca e gjithë lojtarëve. Këtë e përmbushën edhe lojtarët nga të cilët kam më shumë pritshmëri. Janë shumë mirë në aspektin fizik, mendor edhe psiqik. Me tëvërtetë, është një thënie klasike, por kampi me të vërtetë ështëduke kaluar shumë mirë për ne.”
Me kampin në Antalia duke u zhvilluar në kushte të mira, sa mendoni që ky ambient do të ndikojë në formën fizike dhe psikologjike të lojtarëve për pjesën tjetër të sezonit?
“Gjithsesi, të bësh kamp në kohë kaq të mirë, fusha kaq të mira, atmosferë kaq të mirë, për shpirtin e ekipit dhe përmirsimin e skuadrës, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne po tentojmëtë përfitojmë nga kjo dhe mendoj se kjo do të na jap shumë çkanë të ardhmen.”