Trajneri Goce Sedloski flet për ecurinë e ekipit në gjysmësezonin e parë

Shpërndaje:

 

 

Krye-shefi i skuadrës, Goce Sedloski në një prononcim për faqen zyrtare të klubit pak para festave të fundvitit ka folur për qëllimet e klubit por edhe vështirësitë të cilat i ka kaluar gjatë vitit 2022, vit në të cilin ekipi ynë e mbylli me plot suksese duke arritur që ta kthej titullin në Çair pas disa viteve.

Sedloski në prononcimin e tij për faqen zyrtare ka deklaruar se si vitin e kaluar edhe këtë vit qëllimi i FC Shkupit është që të dalë kampion dhe ti gëzojë tifogrupin “Shvercerat” edhe pse shtoi se para vetes kanë kundërshtarë të përgatitur e shumë të fortë.

Megjithatë krye-shefi i stafit teknik u shpreh i bindur që në fund të sezonit do ta arrijmë qëllimin të cilin e kemi si skuadër dhe të cilin e duan si drejtuesit po edhe tifozët.

“Natyrisht më duhet të theksoj se sezonin e kaluar, kur unë morra drejtimin e skuadrës, qëllimi ynë ishte titulli kampion, atë edhe e arritëm. Pasuan ndeshjet e kampionatit evropian, po edhe ndeshjet e kampionatit vendor në të njëjtën kohë. Gjatë kësaj periudhe, futbollistët ishin të lodhur po edhe ekipi ishte i harxhuar. Ndeshjet e para kampionale nuk shkuan ashtu siç ne dëshiruam dhe planifikuam pasiqë ne donim fitore. Gjatë kësaj periudhe konkurrentet tanë na lanë disa pikë prapa dhe normalisht pas kësaj pasoi edhe dorëheqja ime. Ndodhi që dy-tre ndeshjet të cilat nuk i drejtova unë, skuadra të pësojë humbje. Pas atyre ndeshjeve përsëri gjetëm gjuhë të përbashkët dhe unë përsëri u ktheva. Fal zotit deri më tani rezultatet janë pozitive, shpresoj që do të jemi edhe më mirë. Të gjithë e dimë se edhe këtë vit, qëllimi jonë është titulli kampion. E dimë që para nesh kemi kundërshtarë të mirë dhe të përgatitur, megjithatë, shpresoj që qëllimin që e kemi ta realizojmë në fund”, deklaroi Sedloski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT