Traore: Shpresoj ta ndihmoj ekipin për fitore

Shpërndaje:

Pas pauzës shkaku i angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë në kualifikimet për KB Rusi 2018, këtë fundjavë kthehen aktualitetet në futbollin vendor, me ndeshjet e xhiros së pestë, ku skuadra jonë FC Shkupi do të udhëtojë drejt Manastiri për të luajtur ndeshjen kundër ekipit Pobeda nga Prilepi, që këtë sezon shkaku i rekonstruktimit të stadiumit të tyre ndeshjet i luajnë në qytetin më të afërt.

Sigurisht që skuadra e Shkupit në këtë ndeshje do të kërkojë të merr fitoren e parë sezonale, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Pobeda ende është pa asnjë fitore dhe do të kërkojë që të merr pikët e para.

Për këtë ndeshje te Shkupi do të debutojnë dhe dy përforcimet e fundit, Aliou Traore dhe Filip Gligorov. Futbollisti francez Traore i cili luan në pozitën e mesfushorit me tipare sulmuese ka thënë se pret të ketë debutim të mirë dhe se shpreson që të jetë ndihmë e madhe e ekipit për të marrë fitoren e parë në këtë sezon.

“Unë jam shumë e emocionuar që këtë fundjavë do të luajë ndeshjen time të parë me Shkupin. Sigurisht se nga koha që kam ardhur në Shkup kemi punuar shumë mirë me ekipin dhe jam munduar sa më shpejtë që të jetë e mundur të adaptohem në skuadër. Ndjehem shumë mirë me lojtarët, me të gjithë kam një miqësi shumë të mirë dhe të gjithë respektojmë urdhrat e trajnerit. Sa i përket ndeshjes së parë për mua që do të debutojë ndaj Pobedës, unë do të jap më të mirën për ekipin dhe pres që ta ndihmojë ekipin të fitojë 3 pikë këtë fund javë”.

dalibor-gjorgjevski

Ndeshjen Pobeda – Shkupi do të fillojë në orën 16:00, ndërsa luhet në stadiumin e qytetit të Manastirit “Tumbe Kafe” ndërsa do ta referoj Dalibor Gjorgjevski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT