Trapanovski: “Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme”

Shpërndaje:

Skuadra jonë sot ka mbyllur dhe stërvitjen e fundit para duelit të nesërm të javës së 20-të, kur mysafir i yni është Akademija Pandevi.

Për këtë ndeshje ekipi duket në formë shumë të mirë, pasi trajneri Hasan Ozer  për në formacion mundë të llogaritë edhe në Besart Krivanjevën i cili kaloi pezullimin shkaku i pesë kartonëve të verdhë, ndërsa është rregulluar dokumentacioni i Abdul Rwatubyaye.

Për duelin e nesërm ka folur futbollisti Kristijan Trapanovski, i cili erdhi si përforcim pikërisht nga radhët e Akademija Pandevit, në afatin kalimtar të janarit.

“Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme, sikurse edhe kjo ndaj Akademija Pandevit. Nuk na mbetet asgjë përveç se të futemi për fitore në secilën ndeshje deri në fund të sezonit. Kemi një ekip të mrekullueshëm dhe jemi të përgatitur, shpresoj se do të tregohemi në mënyrën më të mirë dhe do ti arkëtojmë tri pikë të reja. Do të ecim hap pas hapi dhe në fund të shpallemi kampion”, ka thënë Trapanovski. Kujtojmë se për ndeshjen e radhës, mungesë e vetme është i lënduari Fatih Ismaili.

Statistikat Shkupi vs Akademija Pandevi

Në kuadër të ndeshjeve në kampionat skuadra jonë nuk din për disfatë nga Akademia Pandevi në gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa për herë të fundit që kishte humbur ishte 26 gushti i vitit 2018. Në gjashtë përballjet e fundit bilanci është pesë fitore dhe një barazim, ku tri fitore i kemi marrë në cilësinë e nikoqirit, dy herë fituam dhe një herë kemi barazim në Strumicë.

Fitorja më e lartë e ekipit tonë në duelet me Akademija Pandevin ishte ajo 14 shkurtit të vitit 2018, kur e kishim mundur me rezultat 5-2.

Kujtojmë se ndeshja Shkupi – Akademija Pandevi luhet të dielën me fillim në orën 14:00 në stadiumin e kompleksit të FFM-s, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Kaçeski nga Struga.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT