Trapanovski: Me angazhim maksimal, arrijmë qëllimin

Shpërndaje:

Java e 21-t e kampionatit të Ligës së parë në futbollin vendor në program është këtë të diel, ku ekipi ynë si nikoqire në stadiumin e Çairit e pret ekipin e Tikveshit nga Kavadari.

Nga radhët e ekipit tonë të gjithë janë të një mendimi, se çdo ndeshje dhe çdo skuadër duhet trajtuar njejtë dhe se secila ndeshje do të jetë derbi në vete, deri në përmbyllje të sezonit të rregullt.

Trajneri Mlladen Zhizhoviç dhe ndihmësit e tij kanë punuar në maksimum për përgatitjen e skuadrës edhe për këtë duel, ndërsa mendimin për këtë përballje e ka dhënë sulmuesi i krahut, Kristijan Trapanovski.

“Të dielën na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi përballë do të kemi kundërshtar shumë të mirë. E rëndësishme është se në ekip kemi atmosferë në nivelet më të larta dhe shpresojmë që hap pas hapi me angazhim maksimal do ta arrijmë qëllimin tonë”, ka thënë Trapanovski.

Në pesë përballjet e fundit në mes ekipit tonë dhe Tikveshit, kemi shënuar 2 fitore, kemi dy barazime dhe një disfatë. Ndryshe është mësuar edhe emri i arbitrit i cili do ta ndajë drejtësinë në  ndeshjen e të dielës, ai është arbitri shkupjan, Aleksandar Stavrev. Kujtojmë se ndeshja Shkupi – Tikveshi luhet të dielën me fillim në ora 14:00 në stadiumin e Çairit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT