Tre gola për tri pikë

Shpërndaje:

FC Shkupi nga fillimi e deri në fund dominoi në përballjen me Pobedën në stadiumin në Çair, duke mos lejuar për asnjë moment të vjen në dyshim fitorja dhe 3 pikët. Bajrami, Angelov dhe Serxhio shënuan 3 golat, që mjaftuan për të arkëtuar 3 pikët në terrenin vendas

 

FC Shkupi nga fillimi i takimit në Çair solli presion të vazhdueshëm ndaj portës së Pobedës, e cila ishte e determinuar në mbrojtje dhe rastin e vet e kërkonte në kundërsulme të shpejta, të cilat në 45 minutat e para nuk kishim mundësi që t’i shohim. Pas matjes së forcave në fillim të takimit, rastin e parë e regjistruam në minutën e 19-të, kur Muharem Bajrami kroson në zonë, ndërsa topi i devijuar nga mbrojtësit mysafir dhe sulmuesit e FC Shkupit, nuk kishte forcë që të befasojë portierin Tofilovski. FC Shkupi në vazhdim merr kontrollin e lojës dhe në minutën e 25 -të, Berat Ustabashi godet shtyllën, ndërsa Filip Ristovski nga 5 metra drejton topin në duartë e portierit mysafirë. Pak më vonë mesfushori kosovar, Rron Broja është në aksion dhe brenda zonës godet ashpër, por arbitri ndalon aksionin me pretendim sa ka pasur ndërhyrje të palejuar nga mesfushori i FC Shkupit. Vijon edhe tentimi i Armel Bradxhit nga 18 metra, por topi shkon skaj portës. Presioni i vazhdueshëm sjell rezultatin e vet në minutën e 38-të, kur nga 18 metra dhe gjuajtja e lirë, Muharem Bajrami shënon një gol të jashtëzakonshëm, duke lënë të ngujuar portierin Tofilovskin në njërën, ndërsa drejton topin në anën tjetër të portës për 1-0. FC Shkupi deri në fund të pjesës së parë kishte rastin që të dyfishojë shifrat , mirëpo solo aksioni i Berat Ustabashit përfundon me gjuajtje jashtë portës së Pobedës.

Pjesa e dytë filloi në mënyrë më të mirë të mundshme për FC Shkupin, pasi që në aksionin e parë më serioz, shënon golin e dytë. Asiston Ristevski nga rivënia anësore, ndërsa në zonë Angelov arrin të lobojë Tofillovskin e shtrirë për 2-0 në minutën e 50-të. Vetëm 5 minuta më vonë, Besart Krivanjeva kalon në sulm dhe brenda zonës godet ashpër, por që në fund prodhon vetëm një intervenim të portierit mysafirë. Në minutën e 60-të, regjistruam edhe goditjen e parë të mysafirëve, por asgjë për të shqetësuar portierin Enes Azizin. Në minutën e 62-të regjistruam edhe predhën e Serxhio-s, e cila për fat të keq shkoi mbi portën e Pobedës. Suhel Muharemi ishte në aksion në minutën e 62, pasi dërgon një goditje të fortë nga krahu i djathtë, por topi shkon skaj portës. Dhe presioni sërisht sjell ndryshimin të rezultatit, kur Serxhio merr topin nga mbrotësi i fundit të Pobedës dhe detyron Tofilovskin që për herë të tretë të nxjerr topin nga rrjeta. I njëjti futbollist ishte në aksion në minutën e 80-të, kur kroson në zonë, ndërsa Angellov, i vetmuar, nuk arrin që të jetë preciz në tentimin me kokë nga 7-8 metra. Deri në fund regjistruam edhe tentimin e mysafirëve nga gjuajtja e lirë, ndërsa në vendin e duhur dhe në nivel të detyrës ishte portieri Enes Azizi. Sfida e radhës do të jetë në transfertë, përball skuadrës së Akademia Pandev, më 3 mars.

FC Shkupi – Pobeda 3-0 (1-0)

Stadiumi në Çair

Shikues: 3000

Arbitri kryesor: Josip Barton (Shkup)

Ndihmësit: Kushtrim Lika (Kërçovë), Zoran Jankullovski (Kërçovë)

Kartona të verdhë:Besart Krivanjeva (FC Shkupi), Timovski (Pobeda)

Kartona të Kuq:

Golashënuesit: Muharem Bajrami 38′, Viktor Angelov 50′, Serxhio 75′

FC Shkupi: Enes Azizi, Filip Ristovski, Amir Vilali, Muharem Bajrami, Berat Ustabashi (Suhel Muharemi 55′), Armel Bradxhi (Hamza Ramani 84′), Serxhio, Rron Broja, Besart Krivanjeva, Fati Ismaili, Viktor Angelov (Artan Veliu 80′).

Trajner: Umit Karan

Pobeda : Tofilovski, Timovski, Ristevski, Kallanoski, Spirkoski, Karçeski, Efremov, Panoski, Makota, Naumoski, Tanushev.

Trajner: Jane Nikollovski

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT