Tre gola për tri pikë ndaj Bregallnicës

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit në mënyrën më të mirë të mundshme ka fituar tri pikë për të kthyer vetëbesimin në garën e madhe për mbijetesë me Pobedën, pasi sot në stadiumin e Çairit e ka mundur Bregallnicën me rezultat të lartë 3:0.

Edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola të shënuar, rastet e shumta që kishte Shkupi, përmes Jasir Asanit, Muharem Bajramit dhe Emmanuel Mbellas, nuk arriti që të konkretizoj asnjë nga to.

Padyshim se pjesa e dytë doli të jetë shumë efektive, kur në lojë u fut Bunjamin Shabani, i cili ngjalli lojën edhe më shumë, njëherit duke qenë edhe asistent në dy golat e parë. Fillimisht Shabni pas një lufte të madhe me mbrojtjen nga Shtipi i dha një top të mirë Muharem Bajramit, i cili theu murin e Bregallnicës në minutën e 62-të. Më pas e njëjta skenë para portës mysafire, Shabani  kaloi një mori futbollistes, për ti dhënë topin Jasir Asanit në pikën e bardhë, i cili me gjakftohtësi shënoi për 2:0 në minutën e 70-të. Vetëm dy minuta para fundit, Jasir Asani ishte në aksion, pasi goditja e tij u devijua nga një mbrojtës i Bregallnicës, topi arrin te Janevski, i cili qetë dhe me precizitet nga një distancë prej 20-të metrave shënoi për 3:0. Deri në fund Shkupi kishte edhe disa raste, por që mjaftuan tre gola për tri pikë.

Vlen të përmendin se para fillimit të ndeshjes, kryesia e FC Shkupi u kishte organizuar një pritje kampionëve të rinj të Maqedonisë në sallë.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT