Tre gola për tri pikë të reja

Shpërndaje:

Javën e 29-t të kampionatit vendor e kemi mbyllur me fitore ndaj një kundërshtari mjaft të fortë dhe të papërshtatshëm, siq është Bregallnica nga Shtipi. Si zakonisht ndeshja filloi me matjen e forcave të dy ekipeve, por duke mos u vonuar shumë, futbollistët tanë reaguan menjëherë për të kërkuar golin.

Rasti i parë erdhi në minutën e 10-t, për Bregallnicën, mirëpo portieri ynë dhe kapiteni Naumovski arriti të kontrolloj goditjen e Gjorgjievit nga largësia.

Në minutën e 13-t, Cephas tentoi me kokë, por goditja ishte e plogësht dhe lehtisht e kontrolluar nga portieri Scekic.

Në minutën e 16 erdhën dy raste të njëpasnjëshme, fillimisht me Queven goditjen e të cilit e priti portieri, ndërsa më pas goditja e Hamidit përfundoi në rivënje nga këndi. Aksioni i njejtë vazhdoi në minutën e 17-t, kur Alvarez krosoi bukur, e Adetunji me kokë shënoi për 1:0.
Super aksion në minutëm e 21 me kundërsuëm nga Cephas, i cili asistoi pët Hamidin, por mbrojtja mysafire devijoi topin në rivënje këndore.
Në.minutëm e 28 rast të mirë kishte Bregallnica me Gjokiqin, gjuajtja e të cilit u devijua nga një mbrojtës për të goditur shtyllën.
Në minutën e 36 vlen të përmendet tentimi i Alvarezit nga gjuajtja e lirë, e që topi përfundoi pak centimetra mbi tranzversale, e që doli të jetë shansi i fundit më serioz i pjesës së parë.

Tentimi i parë më pjesën e dytë erdhi në minutën e 52 me Cephas i cili gjuajti nga një pozitë.e vështirë, por vetëm në duart e portierit Scekic.
Në minutën e 63 super aksion nga Cephas që asistoi për Adetunjin i cili me lehtësi shënoi golin e dytë për epërsi 2:0.
Në minutën e 72-t, Cephas përsëri ishte në kundërsulm dhe me një shpejtësi të atleti arriti para portës, por goditjen e tij me forcat e fundit e ndali portieri mysafir.
Në minutën e 74 ekipi ynë shënoi golin e tretë me autor Alvarezin. Para tij tentuan edhe Trapanovski dhe Adetunji, por që portieri mysafir arriti të ndalë përpjekjet e tyre.
Gol u shënua edhe në minutln e 83-, me Ilievskin, por arbitri referoi pozitë jashtë loje.
Edhe në minutën e 87 shënojmë gol me asistim të Alvarezit dhe autor Adetunjit, por që në fund arbitrat e anulojnë për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 89 Brdarovski vjedh një top në sulm dhe kishte portën pothuajse të zbrazët, por nuk iste preciz.
Deri në fund kishte dy minuta kohë shtesë, por që nuk kishte më kohë pë raste për gol. Me këtë fitore shkojmë në kuotën e 49 pikëve dhe pozitpn e tretë në rënditje.

Ndeshjen e radhës e luajmë me 30 prill, në Kratovë si mysafirë të Sileksit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT