Tre senegalez nënshkruajnë për Shkupin

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar me përgatitje intensive në stadiumin e Çairit, ndërsa sot me kontrata janë pajisur tre futbollistë të ri, të cilët vijnë si përforcim nga Senegali, ndërsa që të tre kanë qenë pjesë e përfaqësues së Senegalit U20 dhe U23.

Aboubakrine Sall (12.06.1992) është sulmues dhe te Shkupi vjen nga kampionati i Arabisë Saudite, Al Taee FC, ndërsa më herët në karrierë ka luajtur edhe për këto ekipe: 2009-2011: As Douanes  (Senegal Liga 1), 2011-2013:  Renaissance de Dakar (Senegal Liga 1), 2013-2018: Teungueth FC( Senegal Liga 1).

Në vitin 2012 me ekipin e tij arritën në finale të Kupës së Senegalit, në vitin 2017 shpallet kampion i Ligës së Dytë në Senegal ku ishte golashënuesi më i mirë i sezonit dhe fitoi trofeun e lojtarit më të mirë, ndërsa zgjidhet edhe në ekipin më të mirë të Senegalit nga të gjitha ligat.

Futbollisti tjetër që vjen nga Senegali luan në dy pozita si mesfushor dhe sulmues, Oumar Guidaby (01.01.1995) te Shkupi vjen nga Liga e Parë, si anëtar i Teungueth FC. Duidaby gjithashtu është anëtar i përhershëm i përfaqësueses së Sengealit, U17 dhe U20.

Gjithashtu me ekipin bardhekaltër ka nënshkruar edhe Lamine Diack (15.10.2000) i cili luan në rolin e mesfushorit defanziv. Ai vjen nga ekipi i Oslo Akademi dhe është pjesë e përfaësueses U20 të Senegalit.

Që të tre futbollistët kanë nënshkruar kontrata një vjeçare, me mundësi për të vazhduar edhe një vit tjetër. Ata tani më janë akomoduar në akademinë e Shkupit dhe kanë filluar stërvitjet e para dhe do të udhëtojnë me ekipin në fazën përgatitore në Bolu të Turqisë.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT