Tri pikë me hat-trick të makinerisë së golave Darbo

Shpërndaje:

Futbollistët tanë kanë shënuar fitoren e dytë radhazi, duke treguar një lojë të mrekullueshme në fushën e vështirë të Pelisterit në Manastir, ndërsa pa dyshim se në sulm kishim makinën për gola Dembo Darbo që shënoi hat-trick, për të marrë fitore me rezultat 1-3.
Nikoqirët e filluan mirë lojën dhe me shumë agresivitet. Pas aksionit individual të Pejakovit në minutën e 17-të, topi arriti në Manevski dhe ky me një diagonale precize mposhti Iljazin dhe hapi rezultatin (1-0).

Por ekipi ynë reagoi shpejt dhe kur Darbo kërcënoi nga e djathta, por diagonalin e tij e mbrojti portieri nikoqir Taleski.
Sidoqoftë, angazhimi i ekipit solli rezultat në minutën e 20-të, kur pas krosimit të Glishiçit, Darbo ishte i vetëm në pesë metra larg portës duke e dërguar topin në rrjetë për barazim(1-1).
Ky gol nuk i dha mundësi nikoqirëve që të marrin veten, ata pësuan edhe golin e dytë. Në minutën e 27-të, mbrojtësi i majtë Glishiç përsëri kishte një krosim të mrekullueshëm, ndërsa ai kërkoi dhe gjeti Darbon i cili kërceu mbi mbrojtjen vendase dhe mundi për herë të dytë rrjetën e Taleskit (1-2).
Futbollisti nga Gambia, së bashku me kostarikanin Alvarez, dominuan në pjesën sulm dhe nën drejtimin e tyre ekipi ynë ruajti avantazhin.

Në minutën e 37-të, shtylla e shpëtoi Iljazin pas gjuajtjes së Fazliut dhe ky ishte rasti më i mirë për të barazuar nikoqirët.
Edhe pas pushimit ekipi ynë kërkoi golin e qetësisë, kjo nuk ndodhi përsëri me të njëjtin autor, ishte Darbo që tregoi edhe një herë dominimin e tij në lojë “një në një” dhe në solo aksion të shkëlqyeshëm për herë të tretë detyroi portierin Taleski të nxjerr topin nga rrjeta duke i dhënë ekipit tonë rehati të mirë në rezultatin 1-3.

Ekipi ynë kishte edhe shumë raste të tjera që fitorja të jetë edhe më e lartë, por Dembo, Alvarez, Iseni e Bilali nuk arritën të konkretizojnë rastet e mira.
Me këtë fitore ekipi ynë mbetet në dy pikë pas Shkëndijës, ndërsa të mërkurën luajmë ndeshjen e javës së 16-të, në cilësinë e nikoqirit ndaj ekipit të Vardarit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT