Tri pikë në transfertë, Stojkoski rrëzoi Sileksin

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit është kthyer me tri pikë nga transferta në Kratovë, duke marrë fitore me shumë vlerë që ka vërtetuar se ekipi po luan mirë dhe se trajneri Ardian Nuhiu ka arritur të gjejë recetën e suksesit.

Që nga fishkëllima e parë e frerit Josip Barton bardhekaltërtit nga Çairi filluan të dominojnë lojën, duke sulmuar nga krahët nikoqirët, të cilët në duelet me futbollistët tanë nuk arrinin ti fitojnë duelet. Gjithashtu në mënyrë të përkryer këtë ndeshje e luajti edhe mesfusha dhe mbrojtja, që në kohë ndërprisnin të gjitha aksionet e Sileksit, duke e kontrolluar mirë topin për të dalë para portës kundërshtare.

Kështu në minutën e 5-të të ndeshjes, i pari që sprovoi portierin nikoqir Mitroviq, ishte Emmanuel Mbella që goditja e tij përfundoi në duart e portierit. Më pas aksioni i tjetër ishte i Bunjamin Shabanit në minutën e 23-të, por në këtë rast Shpend Asani nuk arriti që të gjejë portën dhe topi përfundoi skaj portës. Edhe Muharem Bajrami tentoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 34-të, por edhe në këtë rast topi nuk përfundoi në rrjetë. Kur pritej fundi i pjesës së parë, Fisnik Zuka krosoi bukur për Kristijan Stojkoskin i cili me kokë në dërgoi topin pas shpinës së Mitroviqit për të sjellë gëzimin e tifozëve shkupjan “Shvercerave” që kishin udhëtuar drejt Kratovës për të mbështetur ekipin e tyre.

Në pjesën e dytë, që në minutën e parë, një kundërzbritje e shpejt përmes Mbellas, që topi arrin deri te Shqiprim Taipi, por ky i fundit nuk ishte preciz për ti dhënë goditjen e dytë nikoqirëve.

Sileksi më pas krijoi disa gjysmë raste, të cilët shpesh përfundonin para mbrojtjes së çeliktë të Shkupit, ose ndaleshin nga kapiteni i skuadrës, portieri lider i ekipit Suat Zendeli.

Shkupi kishte edhe dy raste të tjera,m fillimisht Jasharovski ishte më i shkurtë për të kapur një krosim të Mbellas, ndërsa më pas edhe Husein Demiri ishte shumë pranë shënimit. Deri në fund të ndeshjes, nuk pati ndryshim të rezultatit, ndërsa Shkupi me meritë arkëtoi tri pikë të reja për tu ngjitur në mesin e tabelës me 7 pikë të grumbulluara.

Pas ndeshjes ka folur trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu, i cili është ndarë i kënaqur si nga rezultati ashtu edhe nga loja e ekipit të tij.

“I uroj dhe përgëzoj futbollistët e mi për lojën e treguar, të cilët lanë shpirtin në fushë. Mendoj se me plot meritë morëm tri pikë. Kohë të gjatë nuk kishim triumfuar në Kratpvë, por për gjithçka ka “për herë të parë” dhe ja u kthyem me tri pikë në shtëpi. Tani koncentrohemi dhe përgatitemi për ndeshjen e të mërkurës që luajmë ndaj “Skopjes”, dhe shpresoj të vazhdojmë të luajmë mirë në vazhdimësi”, ka thënë Nuhiu.

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të mërkurën në cilësinë e nikoqirit, kur në Çair vjen ekipi i “Skopjes”.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT