Tri pikë të ëmbla nga Turnova

Shpërndaje:

Fitore e pritur dhe më se e merituar , edhe pse pjesën e dytë të takimit , FC Shkupi e zhvilloi me një futbollist më pak, pas përjashtimit të Bllagoja Ljamçeskit me karton të kuq. Bunjamin Shabani dhe Blazhe Iljoski ishin autor të golave, kur ku i fundit shënoi golin e katërt në rrjetën e Akademia Pandevit në këtë sezon. Për vendasit realizoi Baldovaliev nga penaltia.

 

FC Shkupi e nisi përballjen më mirë pasi në minutën e 7 solli kanosjen e parë, pasi që gjuajtja e Muharem Bajramit u ndal në traversën e portierit Vujanac. Nga ndërprerja tjetër e lojës, pas rivënies nga këndi, nga Stojkoski, më lartë kërcën Bajrami dhe godet me kokë, por tentmi I tij shkon mbi portën e vendasve. Vendasit përgjigjën në minutë e 24, kur Krstovski arrin në zonën e rrezikut, ndërsa Suad Zendeli në lejon të mposhtet aq lehtë. Shpërblimi për lojën e mirë të FC Shkupit erdhi në minutën e 32-të, kur Blazhe Iljoski futet me shpjetësi në zonën e rrezikut, duke kaluar dy mbrojtës vendas dhe për të asistuar deri te Bunajmin Shabani, që mposht portierin Vujanac dhe sjellë epërsi për FC Shkupin 1-0. Dhe në aksionin e radhës, ishte 2-0 për FC Shkupit. Shah dhe Mat në dy lëvizje. Njëjti si edhe në takimin në Shkup, në takimin e parë, degazhon thellë Suad Zendeli, ndërsa Blazhe Iljoski sërisht lobon portierin e daluar ngaporta, Vujanac, për 2-0. Në minutën e 43 një situatë e dyshimtë në zonën e rrezikut të FC Shkupit solli penalti për vendasit. Sipas referit Mustafit, Ljamçevski ka luajtur me dorë në zonë, ndërsa me këtë rast u ndëshkua me karton të kuq , Blagoja Ljamçevski. Nga pika e bardhë nuk gabon Baldovaliev që zbut epërsinë në 1-2.

Pjesa e dytë nisi me një kundërsulm të shpejtë të FC Shkupit, ku Blazhe Iljoski prodhoi goditjen e fundit. Në anën tjetër, Valdovaliev godet traversën, pas goditjes nga gjuajtja e lirë. I njëjti futbollist nuk ishte i suksesshëm në dy përballjet e tjera me kapitenin Suad Zendelin. Ndërkohë Ron Broja, papritmas u gjetë në zonën e rrezikut dhe në rast ideal për të shënuar gol, por tentimi I tij përfundoi skaj portës. Në minutën e 78 forcat u barazuan në terren , pas përjashtimit të Çeshmexhieveit pas kartonit të dytë të verdhë. Dhe 7 minuta para mbylljes së ndeshjes , Jasharoski kishte rast ideal të mbyll takimin , por reagimi i tij në zonë ishte vonshëm. Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit, pas së cilës ishte një festë e madhe për djelmoshat e Zekirja Ramadanit, që arrijnë fitoren e parë pas 6 ndeshjeve me radhë. Sfida e radhës do të jetë në Tetovë, kundër Shkëndijës.

Akademia Pandev – FC Shkupi 1:2 (1:2)

Stadiumi :”Kukush” Turnovë

Shikues:

Arbitri kryesor: Faton Mustafi

Ndihmësit: Nebojsha Gjorgjioski dhe Darko Jovçevski

Kartona të verdhë: Ron Broja, Edis Maliqi Alen Jasharoski (FC Shkupi), Grifoni, Dimov (Akad.Pandev)

Kartona të kuq: 45′ Blagoja Ljamçevski (FC Shkupi), 78′ Konstantin Çeshmexhiev (Akad. Pandev)

Golashënuesit: Bunjamin Shabani, Blazhe Iljoski (FC Shkupi) Baldovaliev (Akad. Pandev).

FC Shkupi: Suad Zendeli, Toni Tipuriç, Edis Maliqi, Muharem Bajrami, Blagoja Ljamçevski, Bunjamin Shabani. Omer Imeri ( 46′ Besart Krivanjeva) , Ron Broja, Blazhe Iljoski (61′ Alen Jasharoski) , Ermedin Adem, Kristijan Stojkoski (85′ Shpend Asani).

Trajner : Zekirja Ramadani

Akad Pandev: Vujanac, Atanaskoski, Dimov, Iliev, Ivanov, Stoilov, Krstovski, Grifoni, Baldovaliev, Çeshmexhiev, Mihailov.

Trajner: Jugosllav Trençovski

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT