Tri pikë të reja për të marrë kreun e renditjes

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit nuk ka të ndalur, ka vazhduar serinë e fitoreve në LPFM. Në derbin e xhiros së nëntë në kampionatin vendor, ekipi ynë mposhti Strugën me rezultatin 2-0 , duke ia shkaktuar  humbjen e parë pas katër fitoreve radhazi struganëve.

Me një lojë të qetë dhe të kujdesshme në fushë nisi dueli dhe të dy skuadrat mendonin më shumë për të kapur në kundërsulm njëra-tjetrën dhe për këtë arsye nuk pati shumë emocione në minutat fillestare.

Rasti i parë erdhi në minutën e 20-të kur Radeski humbi një rast të mirë për gol. Në vazhdim u luajt kryesisht në mesin e fushës dhe në fund të pjesës Shkupi pati një iniciativë të lehtë, por pa ndonjë kërcënim të madh për të hapur rezultatin, kështu që në pjesën e parë rrjetat pushuan.

Nëse në pjesën e parë futbollistët e të dyja skuadrave nuk patën shumë mundësi për të shënuar, në vazhdim Shkupi ndryshoi komplet dhe kaloi në epërsi. Pas një aksioni të shkëlqyer ekipor, Queven u gjend në një situatë për të shënuar dhe nuk gaboi duke shënuar me mjeshtëri. Me një gjuajtje në shtyllën e dytë, ai la të shtangur Qosevskin dhe solli epërsi për skuadrën tonë.

Ende pa e marrë veten nga goli i asit brazilian, luhej minuta e 61-të, kur Georgievski mori karton të kuq, pas startit të palejuar ndaj Queven. Por, goditjen e Trapanovskit nga penalltia e ndaloi Qosevski dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Goli i dytë erdhi nga një kundërsulm i shpejtë i udhëhequr nga Toshevki, i cili shërbeu Arbi Voshën, e që ky i fundit me super kontroll të topit shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë fitore Shkupi është në vendin e parë, ndërsa ndeshja e radhës luhet me 7 tetor kundër Tikveshit në fushë mysafire.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT