Tri pikë të reja për të mbetur në pozitën e liderit

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit edhe një herë tregoi se është me karakter dhe nuk dorëzohet deri në minutat e fundit.

Në Çair sot kishte ardhur një ekip si Pelisteri për të nxjerrë së paku një barazim, që shpesh herë zhagiste lojën, duke dëshiruar të harxhojë nga koha e rregullt, por kjo nuk u shkoi për dore, pasi Shkupi me golin e Dembo Darbo fitoi me rezultat 1-o.

Edhe pse mendohej se ekipi i trajnerit Muharem Bajrami të ishte i lodhur nga udhëtimi në Baku, ata shpejt morën kontrollin dhe filluan të kërcënonin.

Skuadra nga Çairi pati mundësi të dyfishtë e cila u vlerësua si më e pjekura, pasi korniza e golit të Taleskit u shkund disa herë. Në aksionin tjetër, Iseni u fut mirë në zonën e penalltisë dhe e kishte mposhtur mbrojtjen, por portieri i Pelisterit e mbrojt edhe këtë tentim.

Para pushimit, Shkupi mori një goditje nga pika e bardhë, pasi Naumovski rrëzoi Bilalin. Përgjegjësin për goditjen e  mori kapitenin Iseni, i cili nuk arriti të shënojë, pasi goditi traversën e golit të Taleskit.

Edhe pse vazhduan me sulmet deri në pushim, Shkupi dështoi dhe pas pjesës së parë nuk pati gola në rrjeta.

Pjesa e dytë filloi me një ritëm të ngjashëm, kështu që pas vetëm disa minutave lojë,  Shkupi përsëri kërcënoi, por Taleski pastroi lehtësisht.

Shkupi mbeti më agresiv me mundësi të reja për djemtë e Bajramit, ku tentimet e Ademit, Bilalit dhe Gligorovit mbetën pa konkretizim.

Skuadra nga Çairi luajti mirë, sulmoi, shtypi dhe bëri raste, por goditja e fundit mungonte dhe ata dështuan në realizim dhe rrjetat qëndruan të palëvizura. Dhjetë minutat e fundit ishin të ngjashme me tërë ndeshjen, Shkupi po qarkullonte rreth zonës së penalltisë së Pelisterit, por nuk kishte asnjë vrimë në mbrojtjen mysafire, kështu që sulmet u zmbrapsën dhe rastet kryesore u panë nga nikoqirët pas ndërprerjeve të kryera në mënyrë të rrezikshme nga Antonio Alvarez.

Luhej minuta e 88-të kur Shkupi mori një rivënie nga këndi nga ana e djathtë, Krivanjeva u përpoq të godiste me kokë, duke i kaluar topin Dembos i cili ishte në vendin e duhur dhe vendosi topin në rrjetën e Taleskit për 1-0 dhe gëzim i madh në radhët e Shkupit dhe tifozëve asht stadiumit.

Edhe pse arbitri Aleksandar Stavrev dha edhe tetë minuta kohë shtesë, Shkupi mirë menaxhoi me lojën duke vazhduar në fund t merr fitore, për të qenë në kreun e tabelës me 10 pikë dhe pa asnjë disfatë deri më tani.

Në vazhdim do të pason pushim dy javor në kampionat shkaku i angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndeshjen e radhës Shkupi e luan i mysafire e Vardarit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT