Tribuna e re po merr pamje!

Shpërndaje:

Tribuna e re në Çair që është pjesë e projektit “het-trik” të UEFA-së, por që realizohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Komunën e Çairit. Punimet kanë nisur që nga muaji qershor, ndërsa sot së bashkë me drejtorin sportiv të FC Shkupi z.Omer Bunjaku, në vizitë ishte edhe kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu i cili ka parë nga afër se si po zhvillohen punët në ndërtimin e tribunës.

Gjithçka po zhvillohet sipas planifikimit dhe dalëngadalë kjo tribunë po merr pamjen e duhur, duke shpresuar se gjithçka do të përfundojë me kohë të duhur.

Për FC Shkupin do të mbetet edhe një sfidë tjetër, që pasi të rregullohet tribuna e re, të investohet edhe në terrenin e blertë dhe të mendohet edhe për terrenin ndihmës, ku ekipi do të zhvillojë stërvitjen. Pa përfundimit të tribunës, do të vendoset bar me standardet më të larta dhe stadiumi i Çairit do të ketë një fushë prej më të mirave në vend.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT