Tribuna e vjetër e gjitha me ulëse, ndihma vjen nga FFM

Shpërndaje:

Tani kur kampionati është në pauzë dy javore, ndërsa ndeshjet kampionate dhe më tutje po zhvillohen pa praninë e shikuesve, e gjithë kjo shkaku i pandemisë së COVID-19, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka bërë edhe një donacion të radhës për ekipin tonë, duke i dhuruar edhe 1.000 ulëse të reja për tribunën e vjetër. Gjithashtu nga federata do të bëhen edhe ndërrimi i ulëse të vjetra.

Ky është edhe një gjest tjetër i FFM-s, e cila ka vazhduar të ndihmojë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të klubeve në vendin tonë, e ku së fundi pjesë e saj është edhe ekipi ynë, pasi që tani më po zhvillohet faza e fundit për përfundimin e punimeve të tribunës së re, e cila është donacion i UEFA, FFM dhe Komuna e Çairit.

Kryesia e FC Shkupit publikisht falënderon Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke mbetur me shpresë që do të kemi edhe ndihma të tjera lidhur me përmirësimin e infrastrukturës në stadiumin e Çairit, që është një nga stadiumet që ka më së shumti shikues në vendin tonë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT