Kampionatin e rinisim me fitore kundër FK Sileksit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 5-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Goli i brazilianit Serginho mjaftoi për tri pikë dhe debutim me triumf të trajnerit të ri, Bulent Akin.
Fillimi i ndeshjes kaloi në matjen e forcave nga të dyja ekipet, ndërsa në minutën 21-të Muharem Bajrami tentoi nga gjuajtja e lirë, por vetëm deri në duart e portierit Bozhinevski, ndërsa kapiteni disa minuta më vonë nuk arriti të shfrytëzoi as krosimin e Adilit. Minuta e 32-të dhe 34-të skuadra kishte dy raste të mira përmes Musli Likës, por sulmuesi jonë nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë. Kah fundi i pjesës së parë mysafirët nga Kratova regjistruan dy raste me Timovskin dhe Blagojeviqin, por pa finalizim. Kështu pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Pjesën e dytë e nisëm me Besar Isenin e zëvendësuar nga Darboe Dembo dhe fillimisht kishim një rast me Likën, por pa finalizim. Minuta e 59-të solli golin për ekipin tonë, kur pas një “rrëmuje” në zonën e rreptësisë, braziliani Serginho gjeti rrjetën për epërsi 1:0. Në vijim Shkupi kërkoi edhe golin e dytë përmes Krivanjevës dhe Stojanovskit, por që nuk arritën që të finalizojnë. Takimin e mbyllëm me një futbollist më pak, pasi dy minuta para fundit nga fusha me karton të kuq (pas dy të verdhëve) u ndëshkua Filip Stojanovski.
Ndeshjen e radhës në kampionat, ekipi e luan të mërkurën (18.09.2019) kundër Vardarit në Çair.