U kthyem stërvitjeve në Shkup, përgatitje anti Borec (VIDEO)

Shpërndaje:

Pas qëndrimit në Antalya skuadra jonë sot ka zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa derisa punimet po vazhdojnë në stadiumin tonë në Çair, punët kanë vazhduar në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari.

Ishte kjo stërvitja e parë nën urdhrat e trajnerit Ozer në Shkup, pasi punën me ekipin e kishte filluar në Turqi. Sigurisht se ekipi po ndjehet rehat dhe mirë, ndërsa me punë është vazhduar aty ku e kishim lënë nga Antalya.

E reja nga klubi është se Albert Bougazelli është detyruar të ndërpresë kontratën me klubin. Ai pasi që ka nënshkruar kontratë vazhdoi të punojë me ne dhe ishte mase i kënaqur nga të gjitha kushtet, por për shkak disa problemeve familjare, ishte kërkesa e tij që të ndërpresë kontratën dhe të kthehet në vendlindje pranë familjes së tij.

Ekipi do të vazhdojë të punojë edhe ditëve në vazhdim, deri një ditë para ndeshjes së parë të sezonit pranveror, kur me 12 shkurt jemi mysafirë të ekipit të Borecit në Veles.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT