Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut në xhiron e tretë të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro2025” do të luaj në fushë mysafire me Moldavinë.
Ndeshja në program është më 17 tetor, në stadiumin “Zimbru” në Kishinau, me fillim nga ora 17:00 me orën lokale.
Përzgjedhësi i përfaqësueses U21, Dragi Kanatllarovski, në listën e futbollistëve të thirrur për ndeshjen me Moldavinë, ka ftuar edhe katër futbollistë të ekipit tonë.
Hamza Ramani, Aleks Zlatkov, Luan Abazi dhe Mario Riçkov. Grumbullimi i përfaqësueses U21 është më 9 tetor në ora 12:00 në Shkup.