UEFA ka deleguar arbitra nga Izraeli ndaj Levskit

Shpërndaje:

UEFA tani ka publikuar zyrtarisht datën dhe emrat e arbitrave për ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, derisa përballë skuadrës tonë do të jetë ekipi nga Bullgaria, Levski nga Sofja.

Duelin e referojnë katërshja nga Izraeli, me kryesorin në fushë David Fuxman, ndërsa do ta ndihmojnë Sagy Metzamber dhe Omer Barbiro. Jashtë fushe si asistent (arbitër i katërt), do të jetë Niv Shteif.

Gjatë sezonit 2022/23 Fuxman ka referuar 13 ndeshje, duke dhënë tri penalti, ka ndarë 46 kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

Në sezonin paraprak, 21/22 kishte referuar edhe nga një ndeshje në kualifikimet për Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Konferencës.

Ndeshjen e parë e luajmë me datë 27 Korrik në Shkup, në stadiumin Arena “Todor Proeski” me fillim nga ora 21:00.

 

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT