UEFA në vizitë të stadiumit të Çairit

Shpërndaje:

Sot në stadiumin e FC Shkupit dhe më pas në objektin e Komunës së Çairit u realizuan takime me përfaqësuesin e lartë të UEFA-së, njëherit edhe udhëheqësin e programit “Hat Trick” z. Tieri Favre, kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut z. Muhamed Sejdini dhe Sekretarin e Federatës z. Filip Popovski, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu si dhe drejtori sportiv i klubit z. Omer Bunjaku. Në këyë takim është diskutuar rreth detajeve të projektit të përbashkët për ndërtimin e tribunës së FC Shkupi dhe rrjedhën e procesit ndërtimor të saj.

Kryetari i i Komunës së Çairit shprehu falënderim ndaj z. Tieri Favre për përkrahjen maksimale që arriti ta ndihmojë këtë projekt që ta bëjnë pjesë të buxhetit të UEFA-së për vitin 2019. Gjithashtu z. Ganiu shprehi mirënjohje edhe ndaj kreut të Federatës së Futbollit vendor për bashkëpunimin korrekt në suaza të përpilimit dhe ndihmën që do të japin në implementimin e projektit.

 

Gjatë takimit z. Favre u shpreh: “Ne si UEFA çdoherë do të japim përkrahje këtyre llojeve të projekteve dhe më e rëndësishmja është se pas realizimit të këtij projekti, stadiumi në Çair nuk do të jetë vetëm në shërbim të klubit të saj lokal, por edhe të Reprezentacionit të futbollit vendor. Kuptuam sa e duan njerëzit këtu futbollin, sa vlerë ka FC Shkupi për ta dhe vendosëm të ndihmojmë në maksimum.”

Takimi u përmbyll me vizitën e stadiumit ku së shpejti do të fillojë puna intensive, ndërsa aty në detaje u shpjegua për suksese e klubit nga vet drejtori sportiv Omer Bunjaku dhe kryetrajneri Umit Karan.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT