Ukrainasit shpëtuan me barazim (VIDEO-Deklaratë)

Shpërndaje:

Edhe ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalia, Shkupi e ka mbyllur me barazim pa gola. Edhe pse skuadra e Shkupit ka kohë që nuk kishte përvojë me ekipet ndërkombëtare, por kushtet e mira për punë dhe padyshim angazhimi i stafit të trajnerëve ka bërë që futbollistët të jenë të përgatitur edhe ndaj ekipeve të ligave mjaft më të forta se e Maqedonisë. Në duelin e sotëm ndaj skuadrës së Premier Ligës së Ukrainës, Shkupi tregoi më shumë nga loja dhe arriti të krijon disa raste ideale për të shënuar. Edhe pse vetëm dy ditë më parë Shkupi luajti një ndeshje shumë të vështirë ndaj Qarabagut, lojtarët edhe sot treguan shkathtësitë e tyre.

Në pjesën e parë vlenë të veçojmë tentimet e Stojkoskit, Jasharoskit dhe Bajramit, por goditjet e tyre nuk përfunduan asnjëherë në rrjetë.

Edhe në pjesën e dytë Shkupi kishte iniciativë, edhe përkundër asaj që trajneri Nuhiu u dha mundësi të gjithë futbollistëve që të futen në lojë. Rastin më të mirë 15 minuta para fundit e kishte Bazhe Ilijoski i cili në zonën e rrezikut kaloi disa futbollist, por që në fund një nga mbrojtësit e Steel arrin të largojë topin vetëm para portës portierit.

Në këtë ndeshje trajneri Ardian Nuhiu pushoi Rron Brojën i cili një ditë më parë u ankua për tërheqje muskulore, por që pritet në ditët në vijim ti kthehet punës me ekipin.

 

FC Shkupi vs PFC Steel 0:0

Stadiumi: Kompleksi sportiv “IC Hotels Santai”

Shkupi: 1. Zendeli, 4.Maliqi, 5.Bajrami, 7.Ljamçevski, 10.Imeri, 16.Krivanjeva, 20.Adem, 23.Stojkoski, 27.Taipi, 29.Asani , 89. Jasharoski.

Luajtën edhe: 30. Mustafa, 2. Ramadani, 21. Sefo, 17. Demiri, 18. Ilijoski, 11. Ismaili, 9. Muharem, 8. Shabani

Trajner Ardian Nuhiu

 

Steel: 71. Penkov (1.Rjabenko, 46), 97. Jakimiv (22.Danieljan, 46), 20.Rudjuk (74.Oshchipko , 31), 15. Grachjov (20.Rudjuk, 60), 27.Ebert (4.Mytsyk, 64), 23.Meskhi (97. Jakimiv, 73), 10.Kostenko, 94. Zaderaka – to 11.Klimchuk , 60), 7. Knysh, 11. Klimchuk (16.Hotsjanovsky, 31), 9.Tiago Romulo (98. Antoshin, 75).

Trajner: Nikolay Kostov

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT